Plani sekret i CIA-s dhe spiunazhit gjerman për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare që në vitin 1977
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 31 January 2018
Zbulohet dokumenti i fshehtë i CIA-s dhe i shërbimit sekret gjermane, ku flet për rindarjen e tokave të Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare në rajon.
Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së.
Dhe po ta shohësh situatën aktuale, del e qartë se gjithçka ka ecur sipas atij plani.
Dokumenti që u botua edhe nga gazeta britanike Telegraf tregon se marrëveshja e CIA-s amerikane dhe Shërbimit Federal i Inteligjencës, BND të Gjermanisë e ndan Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në tre “koloni”, d.m.th sferat e interesit. Një model i ngjashëm i ndarjes u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas këtij dokumenti, fuqitë e mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në këtë mënyrë: Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina perëndimore dhe veriore do të bëheshin pjesë e influencës gjermane; Jugu i Kroacisë, Dalmacisë, Malit të Zi, Kosovës, pjesë e rajonit të Rashkës; jugu i Serbisë(Lugina e Preshevës) dhe Maqedonia do t’i takonte Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte zona e influencës së saj; Vojvodina pa Banat jugore do t’i përkiste Hungarisë dhe do të ishte nën pushtetin e saj.
Serbia e pavarur do të merrte territorin që ka praktikisht sot, domethënë Serbinë qendrore pa Serbinë jugore dhe një pjesë të Vojvodinës rreth Pançevës dhe Vrçeskut.
CIA kishte plan shpërbërjen e Jugosllavisë që në fillim të viteve 1970, pra 10 vjet para vdekjes së udhëheqësit të fuqishëm të RSFJ – Josip Broz Tito.
CIA që prej vitit të kaluar ka hapur për publikun disa nga dokumentet e vjetra dhe sot shumë plane dhe skenare janë të hapura për publikun por edhe për analizën e historianëve, gazetarëve etj.
Raporti intrigues i sulmit të Luftës së Ftohtë flet për forcimin e decentralizimit në Jugosllavinë e Titos dhe parashikon që “stabiliteti në epokën post-sovjetike nuk është i sigurt”.
Jemi 3 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Jugosllavisë ku Kosova u shpall Krahinë Autonome dhe 3 vjet përpara demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë”.
Realisht, hartat e RSFJ-së kanë qarkulluar nga shërbimet sekrete që nga viti 1981, pas vdekjes së Titos, sepse CIA e dinte që në vitin 1970 se Jugosllavia do të shembet. Ndarja e Jugosllavisë në sfera të interesit tashmë është bërë një fakt i kryer.
Ndarja e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore (1941) u krye nga forcat pushtuese gjermane, italiane, bullgare dhe hungareze. Në përputhje me politikën e forcave të Boshtit, Jugosllavia u likuidua si shtet.
Gjermanët e italianët, formuan tre protektorate shtetërore: Shtetin e Pavarur të Kroacisë, Serbisë së Nedicit dhe Shtetit të Pavarur të Malit të Zi, në të cilin popujt jugosllavë mbajtën një formë kuazi-shtetësie në rendin e ri të Hitlerit, ndërsa pjesët periferike të Jugosllavisë thjesht u aneksuan nga shtetet fqinje: Gjermania, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria (e cila në vetvete ishte pjesë e Perandorisë së Vittorio Emanuelle III.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini, Churchilli dhe Ruszvelti e ndanë Jugosllavinë 50% me 50%. Pra veriu i takonte perëndimit dhe jugu Bashkimit Sovjetik. Por Stalini nuk e lejoi Titon që ta kthente Shqipërinë një protektorat serb, çka e tregoi në letrën e Politbyrosë së vitit 1947, e cila shpëtoi Enver Hoxhën nga puçi që kishin përgatitur Koçi Xoxe me njerëzit pro-jugosllavë.
Dalja e këtyre dokumenteve hedh dritë për një plan, i cili duket që ka pasur referencat e saj në terrenin konkret dhe asgjë nuk ka qenë rastësi; pra që nga grupet guerile, deri tek lëvizja politike në Kosovë e udhëhequr nga i ndjeri Ibrahim Rugova.
Historianëve u takon që të bëjnë qëmtimin e ftohtë dhe të paanshëm të këtyre fakteve për të analizuar sa më qartë dhe mirë zhvillimet e atyre viteve. Pa pasur nevojë që dikush të marrë merita që nuk i ka pasur apo të shpikim tradhëtarë.
Arkivat janë hapur tashmë; cdo ditë dalin thagma që zbulojnë gjithçka.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...