Lajme

Arrestohet pasi zihet duke kontrabanduar mallra nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 29 January 2018

Një person është ndaluar mbrëmë rreth orës 18:00 në fshatin Banjë të Zubin Potokut pasi dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandim me mallra dhe shmangie të detyrimeve doganore.

Sipas Policisë së Kosovës i dyshuarin ishte futur ilegalisht nga Serbia në Kosovë, transmeton Infokusi.com.

I dyshuari ne automjet ka pasur kryesisht mall, pajisje elektroteknike në vlerë te konsiderueshme.

-Advertisement-

Automjeti dhe malli është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar.
Rasti i proceduar mbetet nën hetime.

“Fshati Banjë, Zubin Potok 28.01.2018 – 17:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili me automjetin e tij kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë duke iu shmangur detyrimeve doganore. I dyshuari ne automjet ka pasur kryesisht mall, pajisje elektroteknike në vlerë te konsiderueshme. Automjeti dhe malli është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar. Rasti i proceduar mbetet nën hetime. “/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera