Lajme

A është liruar sulmuesi i Sokol Zogajt? Deklarohet Prokuroria në Prishtinë!

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 28 January 2018

Kanë kaluar disa muaj që kur Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj ishte sulmuar para banesës së tij në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i dyshuari B.J (emër i njohur për redaksinë) ishte arrestuar nga autoritetet Gjermane.

Ndonëse është raportuar se personi që kreu sulmin ndaj Zogajt është liruar nga burgu, ndryshe po thonë organet e hetuesisë kosovare.

Kështu, për këtë rast nuk ka asnjë konfirmim në dikasterin qeveritar të Drejtësisë.

-Advertisement-

Në një prononcim për “Indeksonline”, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë se nuk kanë asnjë konfirmim se i dyshuari në fjalë të jetë liruar prej burgu.

“Unë kam biseduar edhe me prokurorë dhe nuk kemi asnjë konfirmim që i dyshuari B.J për sulmin ndaj Drejtorit të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogajt  është liruar. Nëse kjo është e vërtet atëherë ata duhet të konfirmojnë përmes Departamentit të veçantë në Ministrinë e Drejtësisë”, është shprehur Beka për “Indeksonline”.

Ndryshe, Zogaj ishte rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur i njëjti po shkonte në punë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera