Lirohet aktivisti rus i akuzuar për pornografi të fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 28 January 2018
Yury Dmitriyev, historian dhe aktivist rus, cili është akuzuar për pornografi të fëmijëve – për të cilën mbështetësit e tij thonë se është e motivuar politikisht- është liruar nga paraburgimi, kanë raportuar sot mediat ruse.
E përditshmja, Novaya Gazeta, e ka cituar avokatin e mbrojtjes, Viktor Anufriev, duke thënë se Dmitriyev ishte liruar nga qendra e paraburgimit Petrozavods, me kusht që nuk do të larghet nga qyteti pa leje të autoriteteve.
Lirimi i tij është bërë një ditë më herët se sa pritej.
Gjykata ka urdhëruar që Dmitriyev t’i nënshtrohet kontrollit psikiatrik dhe ka kërkuar një ekspertizë të re për 49 fotografitë lakuriqe të vajzës së tij të adoptuar. Ky do të jetë vlerësimi i tretë i këtyre fotografive, që janë në qendër të këtij rasti gjyqësor.
Dmitriyev dhe kolegët e tij thonë se fotografitë janë bërë për shkak se punëtorët mjekësorë kanë kërkuar që ai ta monitoroj shëndetin dhe gjendjen e vajzës, e cila ishte e ushqyer dobët dhe me shëndet jo të mirë, kur ai dhe bashkëshortja e tij e kishin marrë atë në moshën tri vjeçare, me synim që ta adoptojnë. Vajza tash i ka 12 vjet.
Dmitriyev ishte arrestuar në vitin 2016 dhe prej 1 qershorit të vitit të kaluar mbahet procesi gjyqësor kundër tij. (REL)
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...