Shëndetësi

Rreziku i sëmundjeve të zemrës – katër mënyra për t’ia zvogëluar vetes rrezikun

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 23 January 2018

Sëmundjet e zemrës dhe rreziku i tyre mund të zvogëlohen duke i bërë ndryshimet e duhura në stil të jetesës.

Zvogëlimi i rrezikshmërisë së sëmundjeve kardiovaskulare nënkupton t’ia zvogëloni vetes mundësitë për të pësuar sulm në zemër, sulm në tru apo për të pasur çrregullime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Me rritjen e popullsisë në botë, ku janë mbi shtatë miliardë njerëz, dhe njerëzit vazhdimisht po plaken, sëmundjet kardiovaskulare po mbesin kërcënim serioz të cilin nuk mund ta injorojmë”, thotë Dr. Sneh Khemka.

-Advertisement-

“Përmes edukimit dhe matjeve të ndryshme ne mund t’i inkurajojmë njerëzit të bëjnë ndryshime në stil të jetesës – ndryshime të cilat ndikojnë në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut dhe e adresojnë problemin e rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare”, ka shtuar Khemka.

Hani ushqim të shëndetshëm

Ju mund të jetoni më gjatë vetëm duke ngrënë një dietë të shëndetshme.

Shmangni yndyrat e saturuara – p.sh., vajin perimor – dhe zëvendësoni me yndyra të pasaturuara, si djathi, gjalpi, djathi.

Ndër ushqimet më të shëndetshme për shëndetin e zemrës janë çokollata e zezë, hudhra, portokajtë, bajamet, arrat, shegat, sardinet, etj.

Keni kujdes nga shtypja e lartë e gjakut

Shtypja e gjakut duhet të monitorohet në mënyrë që t’i reduktoni rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.

Aq më e lartë që është shtypja e gjakut, aq më i lartë është rreziku i këtyre sëmundjeve.

Luftojeni stresin

Stresi e rritë dukshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, gjë që mund të shpijë në sulme të zemrës dhe vdekje.

Prandaj mundohuni t’i shmangni rrethanat që ju bëjnë të ndiheni të shqetësuar apo stresuar.

Zvogëloni sasinë e alkoolit

Nëse do të konsumoni alkool, konsumoni sasi të vogla dhe mundësisht vetëm verë të kuqe, pasi vera e kuqe në sasi modeste ndihmon në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera