Lajme

Nënshkruhet kontrata për dërgimin e S-400 në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 23 Janar 2018

Marrëveshja për dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketor S-400 në Turqi u nënshkrua, tha ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu, duke shtuar se vendet e tjera janë të interesuara dhe se Turqia është vendi i dytë i NATO-s që ka blerë sistemet mbrojtëse ruse.

“Dy sistemet raketore S-400 janë instaluar në Siri në bazat Himalayan dhe Tartus, të cilat janë sisteme unike me performancë të paparë, prandaj është nënshkruar kontrata për dorëzimin e S-400 për Turqinë, e cila është anëtare e NATO-s”, tha Shoygu në Vietnam, ku ai është aktualisht në turneun e tij nëpër vendet e Azisë Juglindore, raporton TASS.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy