Lajme

Pal Lekaj bisedon për mundësitë e bashkëpunimit me Kryetarin e Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 22 January 2018

Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Gjakovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministri Lekaj tha se edhe Gjakova, sikurse të gjitha komunat tjera do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore.

Kryetari Gjini, ka falenderuar ministrin Lekaj, për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e komunave, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate dhe të nevojshme infrastrukturore.

-Advertisement-

Ministri Lekaj dhe kryetari Gjini, kanë diskutuar dhe janë dakorduar edhe për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës.​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera