Si i keni mendimet, ashtu e keni edhe jetën!
Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 19 January 2018
Sipas disave që e kanë studiuar, Ligji universal i tërheqjes është me ne që nga fillimi i kohëve, madje ndoshta nga momenti i krijimit dhe fillimit të mendimeve. Të tjerët thonë që është e pamundshme të përcaktohet saktë se kur ka hyrë ky koncept në mendjen njerëzore.
Disa ekspertë për vetëndihmë thonë që Ligji i tërheqjes ndoshta daton që para 6.000 ose 7.000 viteve ku përmendet në traditat mistike dhe besimet e njerëzve. Përkthimet e teksteve të lashta sugjerojnë që stërgjyshërit tanë spiritualë kanë ditur shumë për qiellin dhe tokën, por edhe për marrëdhëniet mes gjërave.
Me siguri e keni dëgjuar thënien e vjetër që e ngjashmja tërheq të ngjashmen. Mendoni për këtë gjë dhe pak a shumë do ta keni të qartë se çka është Ligji i tërheqjes.
E thënë thjeshtë, Ligji i tërheqjes pohon që mendimet tona në jetë tërheqin gjërat, njerëzit, situatat dhe rrethanat, pozitive dhe negative. Përkrahësit e Ligjit të tërheqjes thonë që në jetën tuaj tërhiqni atë për çka mendoni. Mendimet mund të bëhen me ngarkesë emocionale. Kur dëshironi diçka jeni shumë të entuziazmuar për shkak të mundësisë që dëshirat tuaja t’ju plotësohen. Ju besoni se mund të keni diçka.
Mund ta meritoni atë gjë. Kjo do të vijë tek ju
Përkrahësit e Ligjit të tërheqjes pohojnë që kjo funksionon kur e dini saktë se çka dëshironi. Dëshira juaj ka energjinë të cilën ia japin mendimet, emocionet, fotografitë vizuale dhe besimi i fortë që do të realizohet ajo që dëshironi. Mund të ndieni dhe të shprehni falënderim për atë që tashmë keni, madje edhe për atë që dëshironi, edhe pse ajo ende nuk ka ardhur në duart tuaja.
Ligji i tërheqjes nuk përfshin dëshirat, mendimet dhe ëndërrimet boshe ose fantazitë momentale. Dëshira nuk është një qëllim mjaft i fortë. Ligji gjithmonë u jep njerëzve atë çka dëshirojnë më së shumti.
Ligji i tërheqjes vepron si përgjigje në mendimet që janë bërë energji. Çka nëse qëllimisht i kushtoni vëmendje diçkaje që dëshironi ta ftoni në jetë, diçka që thellë dëshironi që të realizohet? A mundet Ligji i tërheqjes ta realizojë këtë? Përgjigja është po. Gjithmonë.
Nuk është e rëndësishme çka dëshironi: pasuri, marrëdhënie me shumë dashuri, spiritualitet, shëndet të mirë, shtëpi të madhe, automobil të ri. E rëndësishme është të kuptoni që mendimet tuaja po ashtu mund të tërheqin gjërat që nuk i dëshironi. Gjërat të cilave u frikësoheni më së shumti dhe nëse mendoni për to, shpesh ose në mënyrë obsesive, po ashtu mund t’i ndillni në jetën tuaj.
Duke përsëritur mendimet që janë të ngarkuara me frikë shumë lehtë mund të lejoni në jetën tuaj realizimin e atij ankthi. Më mirë është të largoni ato mendime të errëta. Mos hiqni dorë. Në vend të kësaj zëvendësoni mendimet tuaja të tmerrshme me besimin që keni bërë gjithçka që është në fuqinë tuaj që ato të mos realizohen.
Kuptimi i bazës së Ligjit të tërheqjes na mundëson të arrijmë qëllimet tona, të fitojmë më shumë se që dëshirojmë dhe të shmangim tërheqjen e gjërave që nuk i dëshirojmë. Nëse u kushtojmë vëmendje mendimeve tona mund të arrijmë potencialin tonë të plotë dhe së bashku të krijojmë një botë më harmonike dhe më të drejtë.
Mjeti më i fuqishëm për krijim është truri juaj!
Secili mund të marrë vendimin për atë se çka dëshiron ose nuk dëshiron në jetën e vet. Mund të përdorni të drejtën tuaj të realizoni ëndrrat, dëshirat dhe ambiciet tuaja. Së pari mund të duket e pamundshme të hiqni qafe borxhet dhe të ndryshoni mënyrën sipas së cilës mendoni. Por, Ligji i tërheqjes e bën këtë gjë të mundshme. Mendoni çdo hap të planit, vizualizoni çka do të ndodhë dhe ndieni lumturinë për shkak të kësaj.
Çdo mendim i juaj posedon energji të pabesueshme, ndërsa atë energji e drejtoni ju! Mund ta keni jetën që e keni zgjedhur! Duhet vetëm pak imagjinatë.
Pavarësisht a ëndërroni me sy hapur apo në gjumë, mendja mendon me fotografi dhe simbole. Përkrahësit e Ligjit të tërheqjes do të ju thonë qartë që kur mendoni qartë atë çka dëshironi më së shumti, Ligji i tërheqjes edhe ua jep atë gjë. Universi merr detyrën të rregullojë ose të shpërndajë elementet dhe rrethanat e nevojshme që e krijojnë të pamundshmen.
Mirënjohja luan rol të rëndësishëm për shkak të mënyrës si ndiheni kur jeni mirënjohës për diçka. Kur jeni mirënjohës, ndiheni mirë, keni ndjenja dhe mendime pozitive. Ligji gjithmonë reagon në atë në çka i keni përqendruar mendimet dhe emocionet tuaja.
Mendoni se si duket diçka nën xham zmadhues ose mikroskop. Subjekti i studimit vjen në fokus të fortë dhe rritet shumë ehur. E njëjta ndodhë kur përdorni Ligjin e tërheqjes! Mendimet tuaja bëhen të fokusuara, më shumë të koncentruara dhe me plot energji. Duheni të merrni atë çka dëshironi. Ligji vazhdimisht reagon në atë që keni përqendruar mendimet dhe emocionet tuaja.
Ligji i tërheqjes është i paanshëm. Çka do që mendoni manifestohet. Mendimet e pavetëdijshme për ndodhitë negative mund të ndjellin përvojat negative në jetën tuaj. Ka shumë probabilitet që do të deklaroni që kurrë nuk do të dëshironi që të ndodhë diçka e tillë, por atëherë atë gjë edhe do ta tërhiqni në jetë. Çka mendoni, pse thuhet “kurrë mos thuaj kurrë”? Kur filloni të lidhni mendimet tuaja me ngjarjet që kanë ndodhur ose ndodhin në jetën tuaj, do të mund të shihni se si mendimet tuaja ndikojnë në jetën tuaj.
Nëse dëshironi të kërkoni diçka në jetë, duhet të krijoni hapësirë për atë. Me fjalë tjera, duheni të rrënoni, hiqni dhe spastroni hapësirën e qartë për të krijuar atmosferën e drejtë për marrjen e punës së re, rritjen e pagës, dashurinë apo miqtë. Tradita e lashtë Feng Shui thekson pastrimin e hapësirës për të tërhequr çka dëshironi në jetë. Parregullsia pengon ose bllokon rrjedhjen e energjisë. Kur tentoni të kërkoni diçka të mirë, sigurisht nuk dëshironi të bllokoni ardhjen e tij/saj.
Së pari kontrolloni mendimet tuaja? A janë pozitive? Mos keni krijuar pavetëdijshëm ndonjë bllokadë? Nëse është ashtu, largojini nga mendja. Krijoni hapësirë për atë çka dëshironi. Pasuri, bizhuteri të shtrenjtë, shtëpi të re, automobil, super trup të shëndetshëm, humbje të peshës. Mund të keni çka do që dëshironi.
Të tjera
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...
-
Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet “por jo duke krijuar tensione”
Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e ka përkrahjen e Partisë ...
-
Babë e bir dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në Rahovec
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir...