Haradinaj flet për dialogun, thotë se delegacioni i Kosovës priti gjithë ditën në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 18 Janar 2018
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur me mos-vazhdimin e dialogut Kosovës-Serbi, pas vrasje së liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanonviq.
Haradinaj ka thënë se delegacioni i Kosovës ka mbajtur një takim njoftues e përgatitor më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të BE-së, përfshirë Thomas Busch dhe shumë të tjerë. Pas pritjes më datën 16 janar, delegacioni i Kosovës është kthyer në Prishtinë ditën e mërkurë, më datën 17 janar 2018.
Haradinaj ka theksuar se Kosova dhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës kanë treguar dhe dëshmuar përkushtimin për zhvillimin e dialogut për temat për të cilat është thirr.
Haradinaj ka shtuar se dialogu është paalternativë dhe si i tillë duet të kontribuojë në përmirësimin e jetë së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.
Ky është postimi i plotë:
Në kuadër të përkushtimit dhe angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në procesin e dialogut në Bruksel dhe zotimit për një transparencë më të madhe në raport me qytetarët e vendit për procesin në fjalë njoftoheni se delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi, dhe në përbërje të Meliza Haradinaj-Stublla, këshilltare politike e Kryeministrit, Alban Dermaku, këshilltar politik i Kryeministrit, Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit dhe Blerand Stavileci, shef i stafit ë Kryeparlamentarit si dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë zhvilluar vetëm një takim njoftues e përgatitor më shumë se tre orësh me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian përfshirë z. Thomas Busch, Desku për Kosovë në divizionin për Ballkanin Perëndimor / Këshilltar i Lartë për Dialogun Beograd-Prishtinë në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, z. Kilian Wahl, Këshilltar Politik për Implementimin e Dialogut nga Zyra e BE-së në Kosovë si dhe Anna Maria Eleni, kryesuese e Grupit Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB).
Në këtë takim është diskutuar për formën, modalitetet, strukturen teknike të dialogimit në të kaluarën dhe për të ardhmën, si dhe trajtimin e statusit aktual të marrëveshjeve të arritura.
Takimet me palën serbe të cilat ishin paraparë të mbahen me datë 16, 17, dhe 18 janar, sipas agjendës së kornizuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të trajtonin temat dhe nivelin e zbatueshmërisë dhe jo-zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut e që përfshijnë: lirinë e lëvizjës, bashkëpunimin rajonal, menaxhimin e integruar të kufirit, asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, revitalizimin e urës në Mitrovicë, Drejtësinë dhe Energjinë. Këto takime nuk u zhvilluan pas njoftimit dhe kerkesës së përfaqësuesve të BE-së, me arsyetimin se pala serbe pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, është tërhequr nga tavolina e dialogimit dhe është rikthyer në Beograd.
Delegacioni i Kosovës, me sugjerimin e përfaqësueseve të BE-së, ka pritur gjithë ditën e martë, 16 janar, deri në orët e pasditës për konfirmimin zyrtar nga pala e BE-së për mundësinë e vazhdimit të dialogut të paralajmëruar, por përfundimisht pala serbe ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në dialog.
Delegacioni i Kosovës është kthyer në Prishtinë ditën e mërkurë, më datë 17 janar 2018.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, kanë treguar dhe dëshmuar përkushtimin e tyre për zhvillimin e dialogut për temat për të cilat është thirrë ai.
Dialogu është paalternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirësë, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























