Zv/ministri Shkodra shprehet i kënaqur për punën e deritanishme të Policisë
Autori: Gazeta inFokus
15:42 | 16 Janar 2018
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselam Shkodra, i shoqëruar nga Naim Muja, udhëheqës i Sekretariatit të Strategjive të MPB-së, Drita Pereziq, këshilltare e lartë në Programin Ndërkombëtar të Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Anila Kadiu, koordinatore nacionale nga ICITAP, kanë vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Qëllimi i kësaj vizite është në kuadër të politikave qeveritare për intensifikimin e veprimeve sa i përket realizimit të aktiviteteve të Strategjisë Kundër Narkotikëve.
Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra u njoftua për së afërmi për punën që kryejnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë në Aeroport.
Shpend Maliqi, ushtrues detyre i komandantit të Stacionit të PK-së në ANP, njoftoi zëvendësministrin Shkodra se Policia e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të efektshmërisë të zbulimit të veprave penale, ku konkretisht, gjatë vitit 2017 janë shënuar katër raste të zbulimit të narkotikëve.
Me këtë rast, u bë e ditur se vetëm gjatë vitit 2017, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë kaluar gjithsej 1 milionë e 882 mijë udhëtarë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Shkodra, tha se është i kënaqur me punën e deritashme të Policisë së Kosovës, dhe kërkoi intensifikimin e veprimeve sa i përket luftimit të narkotikëve.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë përkrahjen e tyre, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt për udhëtarët që kalojnë nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite u demonstrua edhe puna e njësitit të policisë K9, në zbulimin e kontrabandës të substancave narkotike, eksplozivëve dhe parave, thuhet në komunikatën për media.


T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...































