Hamza: Pagat rriten me 4 %, skemat sociale me 20 %
Autori: Gazeta inFokus
22:21 | 10 January 2018
Ministri i Financave Bedri Hamza, deklaroi se buxheti i Kosovës për vitin 2018 është buxhet që bazohet në të hyrat reale që do të jenë në vijnë nga disa shtylla.
“Projektet më të mëdha e zënë ato kapitale, ku përshihet vazhdimi i ndërtimit të Autostradës për Shkup, Gjilan, rruga për Pejë, Mitrovicë etj. Ka hapësirë për projekte e tjera”, tha ai sonte në emisionin Monitor”, në Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të moderatorit Ngadhnjim Kastrati.
Sipas tij në këtë buxhet parashihet të kemi investime në sundim të rendit dhe ligjit, ku do të ketë edhe shtim të punësuarve në këtë sektor. I pari i financave, theksoi se do të Kosova për vitin 2018, do të ruan stabilitetin financiar që është vlerësuar edhe nga akterët ndërkombëtar.
Ai bëri me dije se buxheti i investime kapitale është shpenzuar mbi 90 për qind në vitin e kaluar. Hamza ka kërkuar që organizata buxhetore, apo institucionet e Kosovës, duhet që kur të bëjnë kërkesa për të investuar, duhet që t’i kryejnë punët, si ndarjen e parcelës, etj.
Hamza: Këtë vit fillon ndërtimi i hekurudhës
Ministri i Financave Bedri Hamza ka paralajmëruar që do të ketë investime në hekurudhën e Kosovës. “Kemi projektin e hekurudhës që financohet nga disa institucione të huaja ndërkombëtare, ky projekt do të fillojë këtë vit”, deklaroi ai sonte në emisionin Monitor”, në Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Për buxhetin e komunave, Hamza, tha se këtë vit është rritur buxheti për ta me mbi 50 milionë euro. “Nuk ka diskriminim të komunave, në Kosovë, ka nevojë për shumë investime. Këtë vit kemi qenë mjaft përkrahës për furnizim me ujë”, theksoi Hamza.
Hamza: Pagat rriten me 4%, skemat sociale 20%
Ministri i Financave Bedri Hamza, bëri me dije se të punësuarit në Kosovë do të marrin pagat me rritje për muajin janar.
“Është rritje e pagave për të gjithë prej 4 %. Ne kemi legjislacionin në fuqi që lidhet me rritjen e pagave. Rritja e pagave shkon me rritjen ekonomike e cila ndërron për çdo vit, pra ajo rritet”, tha Hamza sonte në emisionin Monitor”, në Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të moderatorit Ngadhnjim Kastrati. Ai vlerësoi se këtë vit do të ketë rritje më të madhe për skemat sociale. “Familjet në skemat sociale do të marrin 20 % të rritjeve”, theksoi Hamza.
Për problemin që ka të bëjë me kërkesën e Bektel Enkës, për pagesën prej 63 milionë eurove, për shkak të dënimeve, Ministri i Financave Bedri Hamza, tha se ky projekt menaxhohet nga Ministria e Infrastrukturës. “Si Ministri e Financave, nuk ka marr asnjë kërkesë për këtë problem. Ne do të trajtojmë pastaj. Do të jemi në përputhje më ligjit, e kontratën. Deri sa nuk kam dokument zyrtar nuk do të flas për këtë problem”, theksoi Hamza.
Për pagën minimale, ministri Hamza se në sektorin privat ka kompani që paguajnë mirë, me mijëra euro “Kjo varet prej profilit të kompanisë. Ne asnjëherë nuk kemi deklaruar që të trajtojmë pagën minimale.
Për bashkimin e Doganës së Kosovës, tha se nuk dot ketë shkrirje, por integrim të tyre.
Kurse për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit që u bë temë në opinionin kosovar, Hamza tha se nuk kanë mundur të mbledhin kurrë asnjë cent, pasi që është edhe parashkruar. “Kjo i takon Ministrisë së Ambientit. Asnjëherë nuk është mbledhur asnjë cent nga kjo fushë. MF-ja, nuk e ka bazuar kurrë në tabelat e buxheti prej vitit 2006”, theksoi Hamza.
Ministri i Financave Bedri Hamza, deklaroi se në Kosovë, nuk ka rregullator për kriptovaluta. “Secili që investon rrezikun e merr mbi vete. Nuk ka asnjë rregull që i mbron ata që investojnë në kriptovaluta. Ka lëvizje të tyre në treg, por varet prej atyre që investojnë ata”, theksoi ai.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
































