Lista e Zezë: Këta janë politikanët kosovarë që nuk mund të udhëtojnë në Amerikë
Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 09 Janar 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është detyruar ta refuzojë ftesën e Komandantit të Gardës Nacionale të Iowa-s së SHBA-së për një ngjarje të organizuar nga ai, pasi nuk ka mundur të pajiset me vizë.
Këtë e ka konfirmuar mbrëmë një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës e ka anuluar një vizitë të planifikuar për 11 janar në këtë shtet federal amerikan, me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”. Por, kush janë edhe 37 shqiptarët, të cilëve u ndalohet udhëtimi për në SHBA?
Përveç kryeministrit, është një listë e gjatë prej 37 shqiptarëve të cilët figurojnë si “persona të rrezikshëm” në listën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave të shtetasve nga Kosova që SHBA-ja i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj.
Ky urdhër është nënshkruar nga ish-Presidenti, George W.Bush, në vitin 2001 dhe ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’i bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në qershor të vitit 2017 e ka vazhduar edhe për një vit këtë urdhër ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë listë i vetmi shtetas nga Shqipëria është Idajet Beqiri. Ndërsa nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti.
Në listën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit në faqen e tij zyrtare në qershor të vitit 2017, përfshihen edhe një sërë kompanish, apo organizatash humanitare, kryesisht me karakter islamik, si edhe disa grupime paramilitare, apo lëvizje ushtarake të krijuara që në kohën e luftës në Kosovë e Maqedoni, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Armata Kombëtare Shqiptare etj.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
































