Lajme

Gjykata e Apelit ul dënimin për ish-deputetin Mark Frroku

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 08 Janar 2018

Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për ish-deputetin Mark Frroku, i cili u dënua me 7.5 vite burg nga Dhoma Penale Tiranë. Frrokut iu ul dënimi me 1.5 vite dhe do të vuajë 6 vite burg. Ish-deputeti u dënua për pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni, por Mark Frroku u shpall i pafajshëm për ngjarjen e ndodhur në Belgjikë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy