Limaj: Fuqizimi i prodhimeve vendore mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës
Autori: Gazeta inFokus
18:10 | 05 January 2018
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë vizitës që i bëri Parkut të Biznesit në Drenas, ftoi qytetarët e Kosovës që t’i kthejnë sytë nga prodhimet vendore, ndërsa theksoi se institucionet publike e kanë për obligim që të lidhin marrëdhënie kontraktuese me prodhues vendorë.
Më tutje, zëvendëskryeministri Limaj tha se nga ajo që ka parë në këtë park, tregon se ekonomia e vendit ka lëvizur, pavarësisht problemeve me të cilat është ballafaquar.
“Pamë prodhime vendore nga duart e njerëzve tanë, intelektualëve tanë dhe kjo më jep shpresë dhe vullnet se, nëse këta njerëz do ta kenë mbështetjen dhe kujdesin aq sa ka mundësi të japë shteti, ata do të vazhdojnë t’i fuqizojnë produktet e tyre dhe kështu do të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, dhe mbi të gjitha që është qëllim i përbashkët, rritjen e mirëqenies së vendit tonë”, tha zëvendëskryeministri Limaj. Sa u përket shqetësimeve që i kanë bizneset në këtë park, zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, do të marrë masa lehtësuese për eliminimin e barrierave për ata të cilët përballen.
Zëvendëskryeministri Limaj ka ftuar pronarët e barnatoreve në Kosovë që t’u japin hapësirë prodhimeve farmaceutike vendore, duke shtuar se nëse mungon vullneti për ta bërë këtë gjë, atëherë do të bëhet me ligj.
“Duke qenë se janë prodhues vendorë, duhet ta kenë një mundësi për ekspozim të produkteve në barnatore të Kosovës. Nuk është mirë që këto kompani farmaceutike të prodhojnë dhe në barnatore të shohin pak produkte medicinale vendore. Farmacistët ngurojnë të shesin produkte vendore në farmacitë e tyre dhe kjo logjikë duhet të hiqet. Ashtu siç po e bëjmë për prodhimet vendore në markete, e njëjta masë do të përdoret edhe për produktet farmaceutike. Prodhimet tona vendore duhet ta kenë vendin e vet. Nëse ata nuk kanë vullnet, do ta bëjmë me ligj”, tha zëvendëskryeministri Limaj.
Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, tha se nga ky muaj do të lirohet qiraja për 50% për bizneset që operojnë në këtë park, duke treguar kësisoj vendosmërinë e Qeverisë për t’i përkrahur bizneset në Kosovë.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































