Këshilli Organizativ: Ngjashmëria e logos së 10 vjetorit është rastësore
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 05 January 2018
Këshilli Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka pranuar, pasi e kanë parë logon e kompanisë gjermane, se ka ngjashmëri të pjesshme me logon e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por sipas tyre shumë logo në botë kanë ngjashmëri mes vete, mirëpo kjo nuk e zbeh domethënien e tyre.
“Ngjashmëritë e pjesshme besojmë se janë rastësore dhe nuk kanë asnjë lidhje të qëllimshme me atë logo apo edhe me logo të tjera. Ka shumë logo në botë që mund të kenë ngjashmëri më njëra-tjetrën, por kjo në asnjë mënyrë nuk e zbeh domethënien e tyre. Kjo logo është përzgjedhur, pasi përputhet me shumë elemente simbolike të përvjetorit të 10 të pavarësisë. Ajo i posedon ngjyrat zyrtare, që janë ngjyra e kaltër, ngjyra e artë dhe e bardha, të cilat i përkasin edhe flamurit tonë shtetëror. Forma e logos, me dy duar të hapura dhe dhjetë gishta, simbolizon ditëlindjen e dhjetë. Pjesë e saj janë gjithashtu edhe elemente të hartës së Kosovës, ku përreth saj me gjashtë vija janë përfshirë në mënyrë simbolike edhe gjashtë grupimet etnike më të mëdha që jetojnë në Kosovë, derisa dy vijat vertikale në mes të logos nënkuptojnë skaje të hartës sonë. Për më tepër, logoja e 10 vjetorit, nëse shohim mes gishtave, ka edhe formën e fishekzjarrëve, prandaj ka shumë elemente dalluese mes tyre, përkundër ngjashmërisë së duarve të hapura”, ka thënë Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.
Pas bërjes publike të logos për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë disa dizajnerë kanë bërë publike në Facebook për ngjajshmërinë e logos.
Logoja që përngjan me logon për shënimin e pavarësisë është e kompanisë turistike gjermane “Schauinsland Reisen”, e themeluar në vitin 1918.
Të tjera
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...