Ringjallet “Trepça”
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 03 January 2018
“Trepça”, gjiganti ekonomik kosovar, i cili me miratimin e Ligjit për “Trepçën” në dhjetorin e vitit 2016, i është kthyer shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pritet të jetë sërish promotor i zhvillimit ekonomik të vendit.
Në vitin 2018 “Trepçën” e pret sfida më e madhe – zbatimi i Ligjit për “Trepçën”, i cili nuk është jetësuar akoma, ndonëse ka kaluar mbi një vit nga miratimi në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i formojë dy bordet, Bordin Mbikëqyrës dhe atë Menaxhues, pa të cilët Ligji për “Trepçën” nuk mund të zbatohet. Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë se është jetik formimi i bordeve, pa të cilët “Trepça” nuk mund të zhvillohet në asnjë segment të saj, shkruan Zëri.info.
Kompleksi metalurgjik “Trepça” viteve të fundit vazhdon të përballet me plot sfida të ndryshme të zhvillimit të saj, ngase ka një kohë të gjatë që është edhe pa bord drejtues, i cili do ta mundësonte zbatimin e Ligjit për “Trepçën”, që ka hyrë në fuqi një vit më parë.
“Presim që shumë shpejt të formohet Bordi Menaxhues, pa të cilin kemi mbetur peng dhe nuk po mund t’i realizojmë planet që kemi. Realisht pa zbatimin e ligjit nuk mund të ketë as prodhim, por që me fillimin e këtij viti besojmë se gjithçka do të rregullohet, se do të formohen bordet dhe do të nisë funksionalizimi i plotë i ligjit”, tha Tmava.
Të tjera
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...
-
Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok
Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione du...