Lajme

Prokuroria gjurmon paratë e lobimit të Bashës në Shtetet e Bashkuara

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 30 December 2017

Prokuroria e Tiranës nisi një letër-porosi drejt SHBA-së për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike. Mësohet se në qendër të hetimit është burimi i 625 mijë eurove që janë paguar për dy kompanitë amerikane “Biniatta Trade LP’ dhe “Stonington Strategies”.

Nga KQZ është kërkuar vënia në dispozicion e dosjes që ka paraqitur Partia Demokratike me faturat e shpenzimeve, raportin e auditimeve, si dhe tabelat e plota së bashku me kontratat që ka dorëzuar Partia Demokratike mbi fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Gjithashtu Partisë Demokratike i është kërkuar paraqitja e të dhënave të plota mbi kontratën e nënshkruar. KQZ ka deklaruar se gjithçka është publike dhe e pasqyruar në faqen në internet të këtij institucioni. E njëjta gjë është pohuar edhe nga Partia Demokratike.

-Advertisement-

Me këto para hetuesit dyshojnë se është paguar lobimi për një takim me kreut të opzoitës Lulzim Basha dhe presidentit të amerikës Donald Trump, 2 javë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.©Lapsi.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera