Prej janarit biznesi mund të kryejë online dhjetëra pagesa tatimore
Autori: Gazeta inFokus
17:17 | 27 December 2017
Prej janarit të vitit të ardhshëm biznesit do t’i mundësohet të kryejë online dhjetëra pagesa tatimore, duke nisur nga pagesa e tatim-fitimit, pagesa e tatimit të lojërave të fatit të biznesit, pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale apo pagesa e taksave kombëtare.
Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në Shqipëri, duke renditur disa prej shërbimeve efikase për biznesin të ofruara nga institucionet përgjegjëse përmes portalit, si aplikime për lloje të ndryshme licencash, aplikimet për e-leje, bëri të ditur se prej janarit të vitit të ardhshëm biznesit do t’i mundësohet të kryejë online dhjetëra pagesa tatimore, duke nisur nga pagesa e tatim-fitimit, pagesa e tatimit të lojërave të fatit të biznesit, pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale apo pagesa e taksave kombëtare.
Nga ana tjetër, vijoi Karçanaj, nisma e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për kryerjen online të deklaratave doganore po merr formë konkrete dhe shumë shpejt do të gjeni në portal një pjesë të këtyre shërbimeve, ndërkohë që po punojmë ngushtë me institucionin për të mundësuar në formë elektronike të 24 aplikimet për deklarata doganore.
“Si një vlerë e shtuar e këtyre shërbimeve do të vijë edhe pajisja me nënshkrim elektronik e agjentëve doganorë, për të garantuar një aplikim më vlerë ligjore dhe sipas standardeve bashkëkohore”, shtoi ajo.
Me moton “e-Albania, në funksion të plotë për qytetarin dhe biznesin”, kreu i AKSHI-t, vlerësoi se 2017 konsiderohet një vit i frytshëm, pasi hyrja në fuqi e vulës digjitale, u mundëson sot mijëra punonjësve të administratës publike të mos ia kërkojnë më në sportel qytetarit apo biznesit një listë prej 29 dokumentesh, por t’i gjejnë vetë ato duke e lehtësuar qytetarin nga barra e mbledhjes së dokumenteve.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































