Lajme

Lumezi: S’i kemi punët mirë në luftën kundër korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 26 December 2017

Aleksandër Lumezi, kryeprokurori i shtetit konstatoi sot se nuk janë punët mirë në luftën kundër korrupsionit.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi në mbledhjen e fundit për sivjet të Këshillit Prokurorial të Kosovës konstatoi se nuk janë punët mirë në luftën kundër korrupsionit.

“S’kemi rezultat të kënaqshëm në luftimin e korrupsionit. Në krahasim me lëndët e tjera, si kemi pas punët mirë me lëndët e korrupsionit”, tha kryeprokurori Lumezi.

-Advertisement-

Në këtë mbledhje u diskutua raporti nëntëmujor i Komisionit Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit Strategjik.

Aleksandër Lumezi i vlerësoi më të vështira për trajtim lëndët e korrupsionit.

“Shumë vështirë është të zbulohen veprat penale të korrupsionit”, deklaroi Lumezi.

Kryeprokurori tha se këshilli, raporti i të cilit u shqyrtua duhet të raportojë çdo tre muaj në lidhje me lëndët e korrupsionit.

“Duhet të njoftojmë publikun lidhur më numrin e lëndëve të korrupsionit të trajtuara. Edhe nëse si kemi punët mirë me lëndët e zgjidhura, duhet që të marrim masa të përmirësohemi”, deklaroi Kryeprokurori Lumezi.

Në fund, ai kërkoi që zhvillimi i hetimeve të lëndëve të korrupsionit të mos bëhet publik për opinionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera