Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmbyll një vit mjaft të suksesshëm
Autori: Gazeta inFokus
12:15 | 26 Dhjetor 2017
Një sërë zhvillimesh të reja e kanë shoqëruar gjatë vitit që lamë pas ANP “Adem Jashari” i cili ka thyer rekord sa i përket numrit të udhëtarëve të procesuar.
Nga 35 kompani ajrore që kanë operuar përgjatë vitit 2017 në ANP “Adem Jashari”/ Limak Kosovo, janë shërbyer mbi 30 destinacione të ndryshme anekënd botës. Për herë të parë në historinë e aeroportit pritet të arrihet shifra prej afro 1.9 milion udhëtarëve duke thyer kështu rekordin e vitit të kaluar. Në krahasim me vitin 2016, ky numër është rritur për rreth 9 përqind, përderisa numri i fluturimeve ka arritur në rreth 15000, apo 5 përqind më shumë nga viti paraprak.
Duke qenë i fokusuar veçanërisht në nxitjen e kompanive ajrore që operojnë me kosto të ulët, ANP “Adem Jashari” që nga Prilli ka ofruar fluturime për në Budapest me dy frekuenca në javë të shërbyera nga kompania ajrore Wizzair, për të vazhduar me fluturime të reja direkte për në Londër me fillim të sezonës verore. Fluturime të reja gjatë sezonës verore ka shërbyer edhe Norwegian Air e cila ka operuar linjën direkte Helsinki-Prishtinë- Helsinki dhe poashtu linjën Goteburg-Prishtinë- Goteburg. Në anën tjetër viti 2017 është karakterizuar edhe me pranimin e 8 çmimeve ndërkombëtare.
Përveç rritjes së numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve gjatë vitit që po e lëmë pas, Limak ka vazhduar me projektet e shumëta të përgjegjësisë korporative ndaj shoqërisë. Pas certifikimit në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte gjatë vitit të kaluar, ANP “Adem Jashari” ka implementuar programe menaxhuese që kanë ndikuar në uljen e nivelit të karbonit për 12% dhe në këtë mënyrë është certifikuar në nivelin e dytë të këtij programi, +2 Reduktimi. Njëra ndër prioritet e kompanisë mbetet avancimi në nivelet më të larta të këtij programi për të ndikuar pozitivisht në mbrojtjen e ambientit.
Risi tjetër në rritjen e kualitetit të shërbimeve ka pasur edhe me rastin e lansimit të konceptit të ri “Airport Helper” i cili nënkupton gatishmërinë e stafit të aeroprtit që t’u ofroj ndihmë udhëtarëve jashtë detyrave primare të tyre.
“Falenderojmë të gjithë udhëtarët që kanë zgjedhur shërbimet tona dhe vazhdojmë të punojmë në ofrimin e kushteve sa më të favorshme ndaj kompanive ajrore për të operuar në ANP ‘Adem Jashari’.”

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































