Sondazh: Ja kush do ta fitojë betejën për Qeverisjën e Preshevës
Autori: Gazeta inFokus
23:05 | 23 Dhjetor 2017
APN mori shumicën e votave të sondazhit me 57 përqind, për partinë e preferuar politike, PDSH me 22.8 doli e dyta, ndërsa PVD vetëm e treta me 12.4 përqind. Ndërsa si kandidati e besuar, Shqipërim Arifi doli i pari me 62.3 përqind, e dyta Sinani me 18.1, ndërsa për Ragmi Mustafën vetëm 7.4 përqind e të anketuarëve.
Përqindjet tjera janë për partitë e vogla.
Organizata joqveritare për Ekonomi dhe Demokraci të Zhviluar( OPEDZH), disa orë para fillimit të votimeve në Komunën e Preshevës vendosi të pubikojë rezultatet e sondazhit disa ditore, të cilin e ka realizuar që nga data 10 dhjetor, apo disa ditë pasi filloi fushata elektorale.
Organizata që nga fillimi i fushatës elektorale është duke zhvilluar anketa të përnatshme online të kombinuara dhe me pyetje telefonike dhe pyetësor të realizuar nga ekipet e saja në terren.
Bazuar në matjet e realizuara në terren, organizata konstaton se APN, Alternativa për Ndryshim, që udhëhiqet nga kryetari në detyrë i komunës së Preshëvës, Shqipërim Arifi, do të dominojë Kuvendin Komunal të këtij qyteti.
Sondazhi për partitë është zhvilluar zhvilluar bazuar në dy pyetje.
Cilit subjekt garues politik në Preshevë do t’ia jepni votën,- Alternativës për Ndryshim, Partisë Demokratike Shqiptare apo Partisë për Veprim Demokratikë apo partive tjera?
Cili nga kandidatët për kryetarë, Shqipërim Arifi, Ragmi Mustafa apo Ardita Sinanin, janë më bindës dhe më shpresëdhënës për ti çuar gjërat përpara?
Përgjegjjet me dallim të madh, rezultuan në favor të Alternativës për Ndryshim, që udhëhiqt nga Shqipërim Arifi. Partia e dytë më e votuar doli PDSH e Ragmi Mustafës, ndërsa e treta u radhit Partia për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Ardit SInani.
Është për tu veçuar se në pyetjen e dytë, se cili nga kandidatët është ë bindës dhe më shpresëdhënës, përgjigjet më të shumta ishin se Shqipërim Arifi ishte padiskutueshëm duke prirë bindshëm, por për dallim nga pyetja e parë, tani në vend të dytë del Ardita Sinani.
Për pjesën më të madhe të respeondetëve, Ardita Sinani, është më e besueshme se Ragmi Mustafa, për të cilin arsyetimet më të mëdha për vendosjen në vend të fundi kishin faktin e qeverisjes nga ana e tij për 3 mandate dhe skandalet e aferat e shumta që pati kjo qeverisje.
Vlen të theksohet se sondazhi është realizuar me respondentë të profileve dhe grupmoshave të ndryshme, të cilët janë përgjigjur sipas metodave që i cekëm më lart.
Pjesëmarrja e grupmoshave të respodentëve është zhvilluar në (5) pesë kategori, duke filluar prej 18-25 vjeç, 26-35, 36-45, 46-55, 56-65 vjeç.
Rezultatet kanë treguar për një rritje substanciale të APN-së, e cila pritet të marrë përqind, 57.1 kundrejt PDSH e cila mori 22.8 %, ndërsa PVD, mori vetëm 12.4 përqind.
Përqindjet tjera i takojnë partive tjera të vogla, të cilat pritet të fitojnë këshilltarë, por nuk janë përfshirë detajisht në zbërthimin e rezultatit
Ndërsa në pyetjen se cili është kandidati më i besueshëm, Shqipërim Arifi u radhit i pari me 62.3 përqind, e përcjellë nga Ardita Sinani me 18.1 përqind dhe Ragmi Mustafa me vetëm 7.4 përqind.
Rezultatet e sondazhit janë realizuar me pesë mijë (5000) respondentë të anketuar që nga 10 dhjetori.
Toleranca e gabimeve numerike të ndikimit në rezultatin përfundimtar të këtij sondazhi, supozohet të ketë devijim prej 1.2 deri 2.2, si përllogaritje statistikore.
Organizata për Demokraci dhe Ekonomi të Zhvilluar me seli në Prishtinë, është kompani joqeveritare e themeluar enkas për hulumtim dhe e specializuar në matjen e opinionit publik, që ndërlidhet me votuesit potencialë të subjekteve politike në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare, skruan gazetainfopress.com

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































