Lajme

Kuvendi miraton mocionin e LDK-së për vrasjet e pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 22 December 2017

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme ka miratuar me 67 vota pro mocionin e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për vrasjet që kanë ndodhur pas lufte.

Nëpërmes këtij mocioni i kërkohet organeve të drejtësisë që të marrin parasysh vrasjet e pasluftës dhe të punojnë në zbardhjen e tyre, shkruan Infokusi.com

Ky mocion ka arritur si pasojë e deklaratës së Nasim Haradinajt, i cili disa ditë më parë ka thënë se “punë e madhe që janë vrarë njerëz të LDK-së”, e që ka nxitur shumë reagime.

-Advertisement-

Ky është teksti i mocionit:

Kuvendi i Kosovës dënon gjuhën fyese nga përfaqësuesi i OVL-UÇK për vrasjet politike të LDK-së. Kuvendi i Kosovës kërkon nga drejtësia që urgjentisht të ndërmerren të gjitha masat që vrasjet politkme të LDK-së të trajtohen me seriozitet, profesionalizëm dhe paanshmëri politike. Vetëm zbulimi i vrasjeve dhe krimeve të tjera garanton zhvillimin e Kosovës ku sundon ligji dhe e drejta. /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera