Lajme

Shefi i AKI-së takim njoftues me anëtarët e komisionit mbikëqyrës

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 11 December 2017

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi, ka marrë pjesë në takimin e mbyllur me anëtarët e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Zëvendëskryetarja e komisionit, Ganimete Musli, pas takimit, ka thënë se kanë pasur një takim njoftues me shefin e AKI-së.Sipas saj, gjendja e sigurisë në vend është normale dhe se nuk ka diçka për t’u shqetësuar.E pyetur për gjendjen e sigurisë në vend, ajo tha se gjendja është normale.

Po ashtu, ka thënë se pret që shpejtë të vije në Kuvend edhe ligji për klasifikim, madje ka sugjeruar që kjo pyetje t’i adresohet Qeverisë dhe jo Kuvendit, pasi sipas saj ligjvënësit janë të thirrur për ti shqyrtuar të gjitha dokumentet, propozimet që vijnë nga Qeveria.

-Advertisement-

Anëtari tjetër i komisionit, Anton Quni, tha se takimi i sotëm me drejtorin e AKI-së, ka qenë njoftues.Në mungesë të kryetares së këtij Komisioni, Donika Kadaj- Bujupi, komisionin sot e ka drejtuar zëvendësja e parë, Ganimete Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera