Wolfgang Petritsch: Vendet e Ballkanit duhet të përballen me të kaluarën
Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 05 Dhjetor 2017
Pas përfundimit të Tribunalit të Hagës e kanë radhën vendet e Ballkanit që të përballen me të kaluarën, mendon Wolfgang Petritsch.
“Jam i shokuar për vetëvrasjen e Slobodan Praljakut dhe gabimet në masat e sigurisë janë të pafalshme” – thotë për DW-në Wolfgang Petritsch ish-përfaqësues i lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën. Por sipas tij megjithë këtë Gjykata e Hagës ka bërë një punë të mirë për zbardhjen e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi. Tani duhet që në rajon të nisë pajtimi dhe nismën për këtë duhet ta marrin njerëzit dhe politika, thekson politikani socialdemokrat austriak.
Sipas Wolfgang Petritsch pas përfundimit të punës së gjykatës ndërkombëtare duhet që në nivel nacional të forcohet ligji dhe gjykatat. Detyra e tyre dihet të jetë jo vetëm luftimi i korrupsionit, por ato duhet edhe të vazhdojnë proceset për krime lufte. Po ashtu duhet të forcohet shoqëria civile, e cila në Serbi është e fortë dhe që duhet të bëhet më aktive edhe në vendet e tjera të rajonit. Përballja me të kaluarën duhet të bëhet prej të gjithëve, mendon Wolfgang Petritsch, pavarësisht nëse ata e shohin veten në rolin e viktimës apo konsiderohen si kriminelë.
Sa i përket këmbënguljes së disa politikanëve në narativet nacionaliste dhe etnike, apo pretendimit të presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik, për të vënë në diskutim kufijtë ekzistues, Wolfgang Petritsch thotë se vënia në diskutim e kufijve do të shkaktojë tragjedi të reja. “Faktori etno-nacional është njëri prej faktorëve, por jo vendimtar për paqen në rajon. Integrimi evropian bën të qartë se në një hapësirë të madhe mund të përjetohen të përbashkëtat si ekonomikisht edhe kulturalisht”, thotë Petritsch.
Sipas tij bashkëpunimi me Evropën duhet të jetë sidomos për serbët prioritet absolut, “sepse vetëm në një Evropë të bashkuar serbët mund të jenë të bashkuar. Një bashkim në një krijesë multietnike apo multinacionale si ish-Jugosllavia, nuk mund të krijohet më. Efektet pozitive mund të arrihet vetëm në një Evropë më të madhe dhe ky vizion duhet të rrënjoset më thellë në zemrat dhe mendjet e njerëzve”, thotë Petritsch.
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ishte nga viti 1999 deri 2002 Përfaqësues i lartë për Bosnjen dhe Hercegovinën. Në këtë funksion ai drejtoi zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit të 14. dhjetorit 1995, që nënshkruan ish-presidentët Slobodan Milosheviq, Franjo Tugjman (Kroaci) dhe kryetari i presidiumit boshnjako-hercegovinas Alija Izetbegoviq. /dw/.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































