Lajme

ANP‘ADEM JASHARI’ me pajisjen më të re për matjen e rrëshqitshmërisë  në pistë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 04 December 2017

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, pajiset me pajisje të re në sezonën e dimrit. Në një shumë prej 75,000.00 Euro pajisja e përdorur më herët në ANP ‘Adem Jashari’ zëvendësohet me pajisjen e re.

Kjo pajisje ndryshe njihet si Skidometër dhe shërben për matjen e rrëshqitshmërisë/fërkimit në pistë. Eshtë paisje e integruar në makinë për dallim nga pajisja e mëhershme dhe operimi i saj bëhet nga monitori touch screen i vendosur brenda në makinë.

Është pajisja e teknologjisë së fundit në treg Skidometër BV11 e cila para ardhjes në aeroport ka qëndruar e ekspozuar në ekspozitën në Mynhen të Gjermanisë si shembull i pajisjes më të re dhe e vetmja e këtij lloji në rajon.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera