Lajme

Izraeli sulmon bazat ushtarake siriane

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 02 December 2017

Aeroplanë luftarakë të Izraelit kanë lëshuar raketa mbi bazat ushtarake siriane pranë kryeqytetit Damask, njoftuan sot autoritetet vendore.

Burime ushtarake thanë se gjashtë raketa u lëshuan mbrëmë në drejtim të objekteve në jug të Damaskut, duke shkaktuar një zjarr të madh.“Forcat siriane të mbrojtjes ajrore arritën të neutralizojnë disa nga raketat”, thonë këto burime.

Autoritetet në Damask dhe Tel Aviv nuk kanë dhënë ndonjë informacion mbi numrin e viktimave të mundshme. Sulmi i raportuar u krye disa javë pasi sateliti arriti të kapte disa pamje ku shfaqej një qendër e forcave iraniane në zonën e Al Qiswa në jug të Damaskut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera