PDK insiston për rinumërim të votave në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 30 Nëntor 2017
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka deklaruar se kërkojnë nga organet kompetente që të rishikohet vendimi i marrë në Prizren pas balotazhit të zhvilluar dhe rezultateve të nxjerra edhe nga votat me kusht dhe ato të diasporës.
“Për atë se çfarë ka ndodhur në ditën e diel në Prizren, ju e dini se edhe dega jonë atje dhe ne këtu kemi prezantuar shumë fakte dhe prova ku dëshmohet se është deformuar vullneti i qytetarëve në komunën e Prizrenit. E përsërisim edhe sot se ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore dhe jemi prapë sot para jush në mënyrë që të ndjekim vullnetin qytetarë.
Ka pasur raste të shumta të parregullsive, dhe veprime abuzive të VV-së në komunën e Prizrenit dhe që i kemi dëshmuar që disa herë”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij ata të cilët janë përgatitur gjatë gjithë kohës me ideologji të tilla politike si me shantazh, kërcënime , sulm ndaj zyrtarëve shtetërorë edhe ne rastin e Prizrenit kanë përdorur forma të tilla, duke përmendur kështu ‘trenin bullgar’.
“Edhe ne këtë rast sipas provave kemi të bëjmë me veprime të dyshimta, ku shihen dhe vërtetohen persona që në mënyrë të paligjshme kryen veprime brenda qendrave të votimeve dhe që vërteton atë që ne kemi deklaruar.Edhe qëndrimi i tyre politik që me çdo kusht nuk dëshiron që të rinumërohen votat e rrit edhe më shumë atë që ne e themi se kanë frikë nga ky rinumërim sepse e dinë se çfarë kanë bërë. Pra PDK edhe në të kaluarën ka pasur tendenca dhe kërkesa të tilla nga subjektet politike dhe asnjëherë nuk u ka pasur frikën asnjë rinumërimi, apo rivotimi.Në të kaluarën tonë politike kemi pasur procese të tilla dhe besojmë që këto vetëm e rrisin legjitimitetin e fituesit.Në këtë mënyrë çdo gjë mbetët e kontestuar dhe e kontestueshme.Është në të mirën e Prizrenit dhe të gjithë atyre që duan ta ruajnë këtë proces, të pranojnë diçka të tillë.Ne i ftojmë organet komente edhe ato që mund të bien pre e këtyre rasteve por edhe ato që marrin vendime meritore, në bazë të dëshmive”, ka përfunduar Stavileci.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































