Lajme

Dy Qeveritë, sot në Vlorë për të shënuar festën e Pavarësisë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 28 November 2017

Ministrat e Qeverisë së Edi Ramës dhe ata të Ramush Haradinajt, sot nga Korça do të jenë në Vlorë.

Në qytetin e flamurit sot do të ketë një varg aktivitetesh në mes të dy delegacioneve, për të shënuar kështu 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Manifestimeve në Vlorë sot I bashkohet edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili mbrëmë pasi bëri homazhe në Prekazin e Jasharajve ka thënë se po niset për në Vlorë për t’iu bashkuar festës mbarëkombëtare.

-Advertisement-

Sipas të gjitha gjasave në Vlorë sot nuk do të jetë kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj, pasi që atij I është dashur të kthehet në Kosovë pasi që ka një takim me sot zëvendës-ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper.

E njëjta është takuar gjatë ditës së djeshme me presidentin Thaçi, ,megjithatë zyra e kryeministrit deri më tani nuk ka konfirmuar për një takim të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera