Lajme

Manjani kujton referendumin e 1998: Ti japim vendit Kushtetutë dinjitoze!

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 27 November 2017

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kujtuar sot me nostalgji nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, 19 vjetorin e kushtetutës së vitit 1998 e cila u miratua me referendum popullor.

Postimi i plotë në FB:

Gjërat serioze, duhen kujtuar.

-Advertisement-

Ky është projekti i Kushtetutës së ‘98. I fundit projekt serioz që erdhi nga një proçes serioz!

I fundit projekt që nuk u hartua për të zgjidhur “hallet” e politikës së ditës!

I fundit projekt që nuk u miratua me konsensus e as super-konsensus deputetësh, por me Referendum!

I fundit projekt që huartua me mendjen qe na dhanë profesorët e huaj dhe jo me urdhërat e ambasadorëve të huaj!

I fundit projekt që ngriti një shtet jo politik!

Kushtetuta e sotme është një rregullore punësimi e niveleve të larta! Shumë larg asaj që u miratua me Referendum!

Duhet përsëritur procesi i ‘98-es.

Ti japim vendit Kushtetutë dinjitoze! /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera