Lajme

Ndërpritet Seanca e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 24 November 2017

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sot sërish.

Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e poashtu as ata të LDK-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se kjo seancë që u ndërpre edhe dje, do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

-Advertisement-

Para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës, Policia ka arrestuar tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun.

Arrestimi i tyre u shoqërua me përleshjen e deputetëve të kësaj partie me policinë, derisa kjo e fundit hodhi edhe sprej lotsjellës.

Seanca e djeshme është ndërprerë pasi sallën e braktisi Grupi Parlamentar i PDK-së bashkë me partnerët e koalicionit, atë të AAK-së dhe Nismas.

Ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi i cili bëri të ditur se do ta bojkotojnë seancën parlamentare në shenjë pakënaqësie ndaj skandaleve të fundit të misionit të EULEX-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera