Hamza konfirmon: Nuk ka rritje të pensioneve
Autori: Gazeta inFokus
20:37 | 12 November 2017
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka konfirmuar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të rriten pagat e punonjësve në sektorin publik për 4 përqind, kur 20 përqind rritje për skemat sociale.
Rritje nuk do të ketë për pensionet, ngase Ministrit Hamza, për këtë kategori ka pasur rritje para një kohe.
Hamza ka përsëritur se projekt-buxheti i planifikuar për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro. Ndërsa, pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për investimet kapitale me gjithsejtë 687 milionë euro ose 33 për qind e buxhetit.
Hamza tha se për investime kapitale janë të përfshira projekte të konsiderueshme të infrastrukturës, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, objekte shkollore, sportive dhe të ngjashme.
Po ashtu theksoi se përveç Ministrisë së Shëndetësisë, është planifikuar të trajtohet me prioritet të lartë edhe sektori i rendit dhe ligjit.
Me buxhetin për vitin 2018, ai tha se rëndësi e veçantë me prioritet i është kushtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka një rritje buxhetore 12 përqind në krahasim me vitin paraprak, si dhe Këshilli Prokurorial të Kosovës me një rritje 27 përqind për rritjen e stafit për 690 pozita.
Hamza tha se është duke u punuar që të krijohen vende të reja të punës, të ngritët përqindja e rritjes ekonomike, e cila mundëson punësim të qëndrueshëm dhe adresim të sfidave të ekonomisë së Kosovës.
Ai tha janë të përcaktuar që bartës të rritjes ekonomike të jetë sektori privat, ku kanë vlerësuar që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 4.6 përqind.
Hamza ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm nuk është ndërtuar, duke planifikuar ngritje të normave tatimore apo vendosje të tatimeve të reja. Ai ka shtuar se do t’i stimulojnë bizneset dhe agrobizneset me subvencione, si dhe do të krijohen kushte për investitorë të huaj dhe vendor.
Të hyrat për vitin e ardhshëm që do të administrohen dhe do të mblidhen nga Doganat, ku paraparë 1 miliardë e 175 milionë, ndërsa të hyrat nga ATK-ja do të jenë 446 milionë.

T� tjera
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...






























