Studentët e UBT-së vizitë në minierën e Sibobvcit dhe TC “Kosova B” (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 06 November 2017
Korporata Energjetike e Kosovës, (KEK) në vazhdimësi pranon kërkesa për vizita të ndryshme grupore e më së shumti nga studentë dhe nxënës nga të gjitha shkollat dhe kolegjet e Kosovës.
Studentët qe vizituan sot termocentralet e KEK-ut dhe mihjet e korporatës ishin me të veçantë për faktin se i takojnë fushës së njëjtë, pra janë studentë të inxhinierisë dhe lëndë të veçanta studiojnë edhe prodhimin e energjisë elektrike.
Këta janë studentët e Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (UBT) të cilët të shoqëruar edhe me pedagogët e tyre vizituan mihjen e Sibovcit Jug – Perëndimor si dhe Termocentralin “Kosova B”.
Në mihjen e Sibovcit Perëndimor, studentët janë pritur nga Gëzim Ternava, këshilltar i xehetarisë në DPQ, i cili i ka mbajtur një ligjëratë studentëve dhe i ka shpjeguar në detaje për procesin e punimeve. Nga eksplorimi e deri te nxjerrja e thëngjillit, transporti përmes shiritave transportues e deri të djegja e thëngjillit dhe shndrimi në energji elektrike.

Pas një historiku të shkurtër të makinerive të renda kishte edhe interesim të studentëve sidomos në pjesën e mirëmbajtjes dhe riparim të këtyre makinerive dhe fuqive të tyre motorike.
Studentët janë mbetur të habitur nga fakti se si i kanë qëndruar kohës për shkak të vjetërsisë së tyre dhe si janë mirëmbajtur ato deri tani dhe janë akoma funksionale.
Inxhinieri Ternava, i ka shpjeguar se makineria e madhe, pra ekskavatorët në vazhdimësi janë nen kontroll dhe riparohen me kujdes të madh nga ekspertët e fushës.
Në vazhdim i ka shpjeguar edhe për hapjen e mihjeve të reja dhe në pika të shkurtra edhe për problemin me të cilin tani po ballafaqohet KEK-u me zgjerimin e mihjeve drejt fshatit Hade dhe Shipitullë.
Ai i është përgjigjur, ndër të tjera edhe pyetjeve se studentëve rreth kushteve të punës duke thënë së punëtorët në mihje kanë vërtetë një punë të lodhshme dhe shumë të mundimshme.
“Punojnë në temperatura plus 40 gradë e kur është minus 30 gradë, pikërisht në këto fusha ku ju po i shihni dhe nuk kanë asnjë hapësire ku të futën. Janë të përkushtuar dhe punojnë me shumë vullnet sepse e dinë se puna e tyre është në shërbim të qytetarëve dhe furnizon Kosovën me energji elektrike. Është fat i madh se tani punëtorët i kanë pajisjet adekuatë për punë, pra më të mirat që janë në treg dhe në përgjithësi janë të pajisur edhe me mjetet e nevojshme mbrojtëse, pra ato të sigurisë në punë siç kërkohet me Ligjin e Punës. Fakt për këtë është se nga viti 2008 nuk kemi pasur asnjë punëtorë me lëndime të renda apo fatkeqësi në punë”, ka thënë Ternava.

Pas kësaj ligjërate për punën dhe procesin ne mihjes, studentët e UBT-së i ka pritur kryeinxhinieri i trajnimeve, Izet Hoti në Termocentralin “Kosova B”.
Në amfiteatrin e “Kosovës B” studentëve i është shpjeguar procesi i prodhimit të energjisë elektrike si dhe një historik i shkurtër i termocentraleve.
Kryeinxhinieri Hoti, e ka shpjeguar gjithë procesin duke e ilustruar edhe vizatime për të qenë sa me lehtë i kuptueshëm ky proces për studentët.
Me pas ka folur për kapacitet prodhuese si dhe shkallën e rrezikut. Ai ka thënë së problemet në termocentrale janë shumë të vogla falë investimeve dhe teknologjisë e cila përdorët tani. Këtë shembull ai e ka ilustruar konkretisht se si tani nuk ka me rënie të blloqeve nga sistemi siç i quan ai, të dhunshme por të gjitha behën nen vëzhgim dhe të planifikuar. Kjo sipas tij ka reduktuar edhe humbjet e mëdha, pra shpenzimet dhe defektet qe janë shumë të kushtueshme.

Ndërsa në fund, studentët kanë pasur rastin të shohin edhe si punohet në “trurin e KEK-ut”, pra aty ku është “Termo Komanda”. Në këtë pjesë studentëve i ka shpjeguar procesin e punës, menaxheri i prodhimit, Naser Berisha.


T� tjera
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...































