Lajme

Ja cila parti shpenzoi më së paku gjatë fushatës zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 03 November 2017

Rreth 4 muaj pas zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar ditën e djeshme raportin financiar për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Sipas të dhënave të këtij raporti, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, duket se ka bërë fushatën më të varfër nga partitë kryesore që garuan më 25 qershor.

Partia Demokratike ka shpenzuar në zgjedhje 58,197,289 lekë të rinj, ose 508 mijë dollarë amerikanë. Partia Demokratike ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka pasur asnjë lloj donacioni, as mbledhje kuotash anëtarësie dhe as dhurata në natyrë.

Demokratët kanë realizuar fushatën me fondet buxhetore dhe nga 88 milionë lekë të rinj që ka pasur në total, Lulzim Basha ka vendosur të shpenzojë vetëm 58 milionë lekë në zgjedhjet e 25 qershorit, thuajse gjysmë e atyre që ka shpenzuar Partia Socialiste, raporton Lapsi.al..

-Advertisement-

Partia Demokratike ka angazhuar në zgjedhjet e 25 qershorit 4 kompani të huaja konsulence, të cilat rezulton t’i ketë paguar në vlerën e 15,939,109 lekëve, ose rreth 140 mijë dollarë. Sipas raportit, PD ka shpenzuar për mitingjet rreth 21.5 milionë lekë të rinj, ose rreth 190 mijë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera