Lajme

Identifikohet sulmuesi i New York-ut

Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 01 Nëntor 2017

 

Një natë më parë, New York-u u trondit nga një sulm i dyshuar terrorist, ku të paktën 8 persona humbën jetën, dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

Mësohet se autor i dyshuar i kësaj masakre është një 29-vjeçar emigrant nga Uzbekistani. Ai është identifikuar si Sayfullo Saipov, që ka ardhur në SHBA në vitin 2010

-Advertisement-

Autoritetet në New York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës Përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan. Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, e cilësoi sulmin si një akt terrorist.

“Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej frikacakësh , drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.Autori i dyshuar i sulmit, thuhet se thirri “Allahu Akbar” në momentin kur doli nga makina, raporton BBC .

Policia në New York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy