Lajme

ORCA publikon analizën e procesit të fundit të avancimeve në UP

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 30 October 2017

ORCA sot ka lansuar analizën e procesit të zgjedhjes së stafit akademik nga konkursi 3/671 i cili është mbajtur në gjysmën e parë të vitit 2017, ndërsa konstaton se ky është procesi më meritor i avancimeve akademike dhe zgjedhjes së stafit akademik i mbajtur ndonjëherë në Universitetin e Prishtinës.

Nga konkursi për zgjedhjet në grada akademike në Universitetin e Prishtinës numër 3/671, me datë 24.11.2016, 131 kandidatë janë vlerësuar pozitivisht nga komisionet vlerësuese të përbëra nga profesorë kolegë të kandidatëve.

“Nga 131 kandidatët, ORCA ka vlerësuar që 74 prej tyre nuk i përmbushin kriteret minimale të kërkuara nga Statuti i Universitetit të Prishtinës për punime në revista shkencore, dhe 57 janë vlerësuar pozitivisht duke arritur përmbushjen e kriterit minimal prej një, tre ose pesë punimesh respektivisht për secilin titull akademik”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Nga 74 kandidatë të cilësuar si të papërshtatshëm për zgjedhje në titullin përkatës nga ORCA dhe të raportuar në Senat, 70 prej tyre nuk janë zgjedhur.

Nga 57 kandidatë të cilët ORCA i ka vlerësuar pozitivisht, Senati po ashtu i ka vlerësuar pozitivisht duke i avancuar apo rizgjedhur sipas rekomandimeve nga komisionet 48 prej tyre, ndërsa 9 të tjerë nuk janë shqyrtuar brenda afatit ligjor të konkursit.

Analiza mund të shkarkohet këtu: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2017/10/final-Analiza-e-buletineve_WebFile.pdf 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera