Lajme

“Puigdemont mund të marrë pjesë në zgjedhjet e reja, vetëm nëse nuk është në burg”

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 30 Tetor 2017

Ministri i jashtëm spanjoll ka përsëritur qëndrimin e qeverisë së tij se udhëheqësi katalonas i shkarkuar mund të kandidojë në zgjedhjet e reja në dhjetor, por duke ritheksuar se këtë mund ta bëjë vetëm nëse ai nuk është në burg.

Alfonso Dastis foli gjatë një tubimi të madh për bashkimin spanjoll që u mbajt në qytetin më të madh të Katalonisë, në Barcelonë, transmeton Indeksonline.

Carles Puigdemont u hoq nga posti pasi Madrid ia hoqi Katalonisë autonomin për shpalljen e pavarësisë.

-Advertisement-

Qeveria qendrore e Spanjës tani më ka marrë kontrollin e institucioneve të Katalonisë.

Kryeprokurori i Spanjës po përgatitet të paraqesë akuza penale kundër Puigdemont dhe zyrtarëve tjerë katalonas për shkeljen e ligjit spanjoll.

Ndryshe, Puigdemond ka thënë se nuk e njeh urdhrin nga Madridi që e heq atë nga pushteti.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy