Lajme

Protestë në Greqi, studentët tentojnë të hyjnë në parlament

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 27 Tetor 2017

Një përleshje mes policisë dhe studentëve protestues ka ndodhur  në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Studentët kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e parlamentit, raporton Anadolu Agency. Të mbledhur me thirrjen e bërë nga grupet e majta që operojnë në universitete, studentët kanë protestuar kundër pezullimit të shpërndarjes falas të teksteve shkollore.

Studentët që u mblodhën në qendër të qytetit, nën brohoritjen e sloganeve tentuan të hynin në ndërtesën e parlamentit. Pas sulmit të studentëve me shkopinj ndaj forcave policore që ndodheshin në ambientet e jashtme të parlamentit, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës.

Sipas informacioneve të marra nga policia e Athinës, mësohet se askush nuk është arrestuar dhe se nuk ka pasur persona të plagosur. Studentët edhe në një protestë të ngjashme më parë tentuan të hyjnë në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe janë konfliktuar me policinë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy