Lajme

Deri në orën 11:00 votuan 10% e votueseve

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 22 October 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para disa minutash ka mbajtur konferencën e dytë për media lidhur me raportimin e procesit zgjedhor, shkruan Infokusi.com

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka  raportuar se kanë votuar 10.05% e qytetarëve

“Deri në orën 11:00 kanë votuar 182.040 votues apo 10.05 % e votueseve” ka thënë Daka.

-Advertisement-

Ajo duke bërë krahasimin me periudhën e njëjtë në zgjedhjet e 2013 ka thënë se ka rënie të numrit të votueseve deri në orën 11:00

“Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të 3 nëntorit 2013, në të njëjtën kohën kanë votuar 240.029 apo 12.03% të votueseve” ka thënë Daka ./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera