Shpesh edhe medikamentet nuk kryejnë punë në lehtësimin e dhimbjeve.
Edhe pse ende nuk ekziston ndonjë kurë, janë disa vajra të cilët ndihmojnë me dhimbjet e kokës.
Vaji i mentes
Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë.
Vaji i lavandes
Lavanda është një ndër lulet më aromatike që funksionon edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin.
Vaji i ekualiptit
Ky vaj pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm. Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena. Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit dhe migrenës.
Vaji i rozmarines
Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjezike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj dhe ujë.