Lajme

Ndërtimet në Butrint, Kumbaro dëshmon në komision

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 11 Tetor 2017

Ndërtimet tek parku i Butrintit janë bërë objekt debati pasditen e së mërkurës në komisionin parlamentar përkatës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar që të ndërpriten ndërtimet deri në marrjen e informacionit të plotë për publikun.

“Jemi të gatshëm edhe për seanca të tjera për të diskutuar çështjen”, ka deklaruar Vokshi.

-Advertisement-

Ndërkohë, duke dëshmuar në këtë komision, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka deklaruar se, nga sondazhet e kryera në Butrint është evidentuar kërkesa për më shumë shërbime.

“Butrinti kishte probleme që kërkonin zgjidhje emergjente. Biletaria ishte jashtë funksionit, ndërsa sot funksionon prej 3 vitesh. U bë një udhëzim për përcaktimin e rregullave për krijimin e këndeve të suvenirëve”, ka thënë Kumbaro./ Top Channel

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy