Sport

Vokrri dhe lojtarët i japin lamtumirën Albert Bunjakit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 08 October 2017
FFK-ja shtron darkë solemne nder të përzgjedhësit në largim, Albert Bunjaku.

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ka shtruar sonte një darkë solemne në Shkodër për ekipin Kombëtar dhe stafin përcjellës, për nder të përzgjedhësit në largim, Albert Bunjaku.

Me këtë rast, presidenti Vokrri dhe kapiteni Samir Ujkani ia kanë ndarë përzgjedhësit një fanellë të Kombëtares me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit, duke i shprehur falënderime për punën e bërë në krijimin e këtij grupi të futbollistëve.

Në anën tjetër, përzgjedhësi Albert Bunjaku ka falënderuar edhe një herë presidentin Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së për besimin që ia dhanë për të drejtuar Kombëtaren, derisa shprehur falënderim të madh për të gjithë futbollistët, duke ua bërë me dije se ata do të mbesin gjithmonë në zemrën e tij.

-Advertisement-

Ai uroj që Kombëtarja e Kosovës të vazhdojë të rritet dhe të ketë suksese në të ardhmen.

Bunjaku do të drejtojë Kombëtaren e Kosovës vetëm edhe kundër Islandës të hënën.

Kosova në tetë ndeshje zyrtare nën drejtimin e Bunjakut prej pranimit në UEFA e FIFA, ka arritur vetëm një barazim, duke pësuar shtatë humbje.

????????????????????????????????????

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera