Si e mashtroi Rusia Amerikën për ta tërhequr Kosova kërkesën për Interpol
Autori: Gazeta inFokus
20:13 | 06 Tetor 2017
Kosova u tërhoq nga kërkesa për anëtarësim në Interpol për shkak të një mashtrimi që iu bë SHVA’ve nga Rusia. Administrata e presidentit Donald Trump formuloi një plan që të pamundësonte hyrjen e Palestinës në Interpol muajin e kaluar. E meta e këtij plani ishte se mbështetej në Rusinë.
Derisa Asambleja e Përgjithshme e Interpolit po mbahej në Pekin, SHBA’të i ofruan Rusisë një marrëveshje shkëmbimi. SHBA’të u pajtuan për të bërë presion në Kosovën që të tërhiqej nga kërkesa për anëtarësim në organizatën e policisë ndërkombëtare nëse Rusia pajtohej që të mbështeste strategjinë e tyre për çështjen palestineze, shkruan The Jerusalem Post.
Marrëveshja përfshinte edhe Serinë dhe Kinën. Por në fund të samitit, Palestina u bë pjesë e Interpolit por jo edhe Kosova. Por si ndodhi gjithçka?
“Nuk jam i sigurt se mund të ju jap përgjigjen e duhur”, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë për The Jerusalem Post, duke treguar se zhvillimet nuk shkuan siç pritej prej tyre.
Strategjia e Washingtonit zyrtar ishte pamundësimi i hyrjes së anëtarëve të ri në organizatën e policisë ndërkombëtare për të pakën një vit, kur do të miratoheshin ndryshimet në kërkesat për anëtarësim.
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kryesohej nga Zëvendës-prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili propozoi pesë amandamente të reja duke kërkuar mos pranimin në organizatë të anëtarëve të rinj edhe për një vit, përfshirë këtu edhe ‘Shtetin e Palestinës’.
Britania e Madhe, Gjermania, Holanda dhe Izraeli përkrahën shtyrjen e votimit për shtetet aplikuese derisa Irani, Iraku dhe Turqia ishin kundër, tha një burim i qeverisë amerikane.
Rusia, Kina dhe Serbia fillimisht kishin mbështetur strategjinë amerikane për ndryshime. Kështu SHBA’të ushtruan presion në Kosovën për tërheqje të aplikimit. Prishtina përfundimisht u tërhoq pasi Administrata Trump u tha se nuk do të kishin votën e tyre.
Por asgjë nga kjo nuk u bë, pasi SHBA nuk mori votat e mjaftueshme.
Pavarësisht se votimi në këto amandamente ishte anonim, zyrtarët amerikanë janë në mëdyshje nëse Rusia i qëndroi fjalës së dhënë. Kështu, pasi kalimi i amendamenteve dështoi, Rusia, Kina dhe Serbia nuk e panë të arsyeshme të ndalonin anëtarësimin e Palestinës.
Departamenti i Drejtësisë thotë se Washingoni aplikoi presione të konsiderueshme në vendet anëtare për të votuar në favor të ndryshimeve, dhe më pas kundër ofertës palestineze.
Kështu anëtarë të Kongresit kanë dyshime dhe kërkojnë pyetje për këto lojëra që mund të kenë luajtur SHBA’të.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































