A mund të tradhtohet vetëm për seks?
Autori: Gazeta inFokus
22:05 | 05 Tetor 2017
Dimë që tradhtia për seks është ekskluzivitet i burrave, por po bëhet një praktikë e përhapur edhe midis grave
Qoftë edhe si fjalë, tradhtia të ngjall frikë, sepse i referohet idesë së lëndimit që një çift po jeton për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të njërit prej të dyve. Le t’i lëmë për një moment gjykimet dhe të përpiqemi të shpjegojmë përse tradhtohet. Jemi mësuar të themi që meshkujt tradhtojnë për seks dhe gratë për dashuri, ndërkohë që të parët preferojnë lidhje të shkurtra, kurse femrat përpiqen të gjejnë tek një i dashur i qëndrueshëm pakënaqësitë që kanë nga marrëdhënia zyrtare.
Bëhet fjalë për paragjykime që tentojnë të ngarkojnë gruan me më shumë faj, por ajo në qoftë se tradhton, e bën se e ndjen diçka të tillë, në kundërshtim nga meshkujt që tradhtojnë pa pasur ndjenja. Por a janë gjërat me të vërtetë kështu? Ndoshta, ndonjëherë. Sot, ndryshimi shoqëror për sa u përket grave, ka ndryshuar edhe mënyrën e tyre të tradhtisë. Tashmë ajo tradhton jo vetëm sepse dashurohet me një mashkull tjetër, por edhe për të përjetuar përvoja të reja seksuale.
Pas viteve të monogamisë, tradhtia po shndërrohet në një mënyrë për të thyer një rutinë seksuale që tashmë nuk është përmbushëse, ose për t’iu bërë të ndiheni përsëri joshëse. Pra, zakonisht nuk bëhet fjalë për një mungesë ndjenje ndaj partnerit, por për mungesë intensiteti. Nuk është rastësi që tradhtia “pa përkushtim” mund të ndezë përsëri zjarrin e pasionit edhe në shtratin bashkëshortor. Natyrisht nëse mbetet klandestine dhe pa gjurmë në jetën e përditshme. Sipas Dr. Alessio Testani, anëtar i “Shoqërisë Psikoanalitike Italiane” dhe i specializuar në migrim, kulturë dhe psikopatologji ( në Universitetin Katolik të Zemrës së Shenjtë të Romës), faktorët që favorizojnë tradhtinë kanë të bëjnë më rënien e dëshirës seksuale dhe interesit të përgjithshëm ndaj partnerit, në rutinën e raportit deri në stresin e përgjithshëm.
Po kjo nuk do të thotë që të gjithë personat e mërzitur dhe të stresuar i zgjidhin problemet e tyre me tradhti. Janë të ndryshme edhe shkaqet që çojnë në këtë zgjedhje, ku kufiri mes rrethanave, rastësisë, vullnetit të lirë dhe dobësisë në lejimin e mbingarkimit të ngjarjeve është i paqëndrueshëm. Duket se tentojnë të tradhtojnë “për kënaqësi” njerëzit e brishtë dhe të pasigurt, ata që kanë nevojë për rrëfime të vazhdueshme narcisiste, që janë të nënshtruar nga rutina bashkëshortore dhe kanë një partner që nuk vëren as prerjen e fundit të flokëve.
Dëshira për t’u ndjerë në qendër të vëmendjes, e dashuruar dhe gjithmonë e dëshiruar si “ditën e parë” mund të jetë nxitëse dhe për një moment harron premtimin e dashurisë që ke bërë, edhe pse jo domosdoshmërisht para altarit. Pastaj nëse marrëdhëniet seksuale janë relativisht të pakta, çështja bëhet më e ndërlikuar, sepse me kuriozitetin mund të ndërthuret edhe papjekuria psikologjike që çon në një rutinë mbytëse. Në të gjitha këto raste, tradhtia nuk duhet të rrëfehet. Përkundrazi: duhet të jeni shumë të kujdesshëm para se ta praktikoni atë dhe nuk duhet të përfshiheni emocionalisht në raporte episodike. Nëse ndodh, mund të jetë fillimi i një rrënimi. /Shqip

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































