ORCA: Të dërgohet në Kuvend çështja e shkarkimit të anëtarëve të bordit të AKA-s
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 05 Tetor 2017
Me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri i MAShT ka shkarkuar bordin e AKA-s dhe KShC-në.
ORCA me të marr vesh, ka kërkuar publikisht sqarime për këto vendime mirëpo siç thotë kjo organizatë, kryeministria dhe ministria kanë qenë të shurdhra ndaj kërkesave të tyre.
“Megjithatë ne presim që komisioni juaj të fillojë procedurat formale për raportim në kuvend nga ana e ministrit siç është paraparë në Nenin 7, pika 5 e Ligjit për Arsimin e Lartë që flet për Agjencinë e Kosovës për Akreditim e cila thotë “Nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet ti raportojë këtë Kuvendit.””, thuhet në reagimin e ORCA.
ORCA ka paralajmëruar se ky veprim i ministrit i nxitur nga kryeministri përveç pasojave në vend mund të sjellë edhe pasoja me karakter ndërkombëtar.
Moszbatimi i ligjeve të vendit dhe rrezikimi i pavarësisë së agjencisë nga ndërhyrjet politike të pasqaruar dhe të paarsyetuara mund të nxisin suspendimin apo largimin e AKA-s nga ENQA. Kjo do të ishte një katastrofë për cilësinë e arsimit të lartë në vendin tonë që edhe ashtu është në gjendje të jashtëzakonshme.
“Ju lus që të ushtroni kompetencat tuaja dhe që me urgjencë ta sillni në Kuvendin e Republikës diskutimin për çështjen në fjalë, nëse për asgjë tjetër, thjesht për ta zbatuar Nenin 7 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovë”, thuhet në thirrjen e ORCA-s.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...


































