Lajme

Danielsson: Dy kriteret mbesin, pastaj vizat

Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 05 October 2017

Qeverisë dhe kryeministrit Haradinaj vazhdojnë t’i vijnë mesazhe të qarta nga komuniteti dhe nga institucionet ndërkombëtare sa u përket kritereve për liberalizimin e vizave.

Pas pëlqimit të këtij mesazhi nga shumë ambasadorë dhe nga përfaqësues të BE-së, Haradinaj dje mori një tjetër në “shtëpinë e tij” nga drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp që patën Haradinaj dhe Danielsson, ky i fundit tha se kriteret e mbetura për Kosovën para liberalizimit të vizave janë të qarta – zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

-Advertisement-

“Kriteret janë të njohura dhe të qarta për liberalizimin e vizave. Këshilla jonë për Qeverinë është që të gjenden mënyra për t’i adresuar këto çështje të mbetura”, ka thënë Danielsson.

Në vazhdim Danielsson ka shtuar se në momentin që Kosova do t’i plotësojë këto kritere, atëherë edhe Komisioni Evropian do të lëvizë me hapa të shpejtë drejt liberalizimit të vizave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera