Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka miratuar Rregulloren për të ardhurat personale të personelit akademik, shtesat për funksione, honorarët dhe komisionet e përhershme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me anë të kësaj rregulloreje janë bërë disa ndryshime thelbesore që përfshijnë: reduktimin e temave të baçelorit dhe masterit që mund ti mentorojë një mësimdhënës brenda një viti akademik;heqjen e pagesave për provime për mësimdhënës; uljen e pagesave për mentorë dhe anëtarë të komisioneve për mbrojtjen e temave në nivelin e studimeve të masterit dhe doktoratës,etj,raporton KlanKosova.

Rregullorja në fjalë do të hyjë në fuqi nga 1 tetori ndërsa me kursimet e pagesave që do të bëhen sipas kësaj rregulloreje, krijohen mundësi më të mëdha për punësime të reja të personelit të rregullt akademik.

-Advertisement-