Selim Pacolli takon personat me nevoja të veçanta (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus
10:53 | 28 Shtator 2017
Selim Pacolli u ofron mbështetje maksimale shoqatës Handikos
Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli vizitoi shoqatën Handikos (Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës). Ai u takua për së afërmi me ta dhe u njoftua me gjendjen e tyre dhe nevojat që ata kanë.
Pacolli ju ofroi atyre mbështetje duku thënë se do të jetë zëri i tyre posa ta marrë udhëheqjen e Komunës së Prishtinës. “Kurrë nuk do ndalet kujdesi ynë, fillimisht si familje ndaj komintetit tuaj, por edhe nesër nëse gjendem aty ku jam duke synuar, ju do ta keni mbështetjen time maksimale, por jo vetëm si institucion komunal, unë do të jem krah i juaji në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe kudo që mundem të gjej mbështetje”. Tha Pacolli.
“Një person me nevoja të veçanta nuk është më pak i vlefshëm. Vizita ime dje me njerëzit tanë të nderuar me nevoja të veçanta” ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook pas vizitës.
https://www.facebook.com/selimpacolliofficial/posts/430603527341800
Ai shtoi se për komunitetin në fjalë do të ofrojë zgjidhje afatgjate. “Të gjitha kërkesat e tyre janë të mundshme dhe mund të bëhen brenda një mandati. Duhet në mënyrë urgjente t’u vihemi në ndihmë dhe tu ofrojmë qasje nëçdo vend, sot kemi autobus në Prishtinë të cilët nuk kanë asnjë mundësi për qasje në autobus, nuk kanë asnjë mundësi për tu qasur nëpër institucione publike” shtoi Pacolli.
Ndërsa përfaqësuesi i Handikos z. Afrim Maliqi tha se ata po kërkojnë vetëm zbatimin e ligjeve të cilat janë në fuqi. “Ne nuk po kërkojnë premtime, por vetëm zbatimin e ligjeve të cilat janë në fuqi dhe të cilat i respektojnë të drejtat e njeriut. Është fakt se personat me aftësi të kufizuar janë të dikriminuar në Komunën e Prishtinës” tha Maliqi.


T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...

































