Lajme

44-vjeçari del nga burgu, por mbetet i shokuar kur shkon në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 24 September 2017

Një 44-vjeçar ka denoncuar bashkëshorten e tij e cila është larguar nga banesa bashkë me fëmijët e tyre, pa adresë, gjatë kohës që ai ndodhej në burg.

Ky i fundit ishte dënuar për dhunë në familje, por mesa duket kur ka dalë nga qelia dhe ka shkuar në banesë, atë e ka gjetur të kyçur, dhe nuk ka mundur të krijojë kontante as me gruan e as me fëmijët. “Më datë 23.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.T vjeç 37, pasi dyshohet se gjatë kohës që bashkëshorti G.T, vjeç 44, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP Rrogozhinë, për veprën penale “Dhuna në familje“, L.T është larguar nga banesa bashkë me fëmijët pa adresë. Punohet për gjetjen e tyre. Neni 127 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera