Rreziku nga “tregtimi” i Asociacionit me Ushtrinë e Kosovës, real!
Autori: Gazeta inFokus
14:25 | 22 Shtator 2017
Shkruan: Fadil Maloku
- Në Marrëveshjen e 19 prillit 2013 (midis Kosovës dhe Serbisë), Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar që 23 nene të Kushtetutës sonë, NUK janē në përputhje me Pakon e Brukselit?! Që nënkupton, se kësaj Marrëveshje (që ende mbahet në “ilegalitet” publik!) i mungon alibia legjislative dhe koherenca kohore!?
- Në kuadër të kësaj Pakoje, Marrëveshja për Asociacionin, lëre që nuk ështē kompatibile me Kushtetutën (“Ahtisariane”), por as me (shih Ti!?) dokumentet, Kartën Europiane dhe ligjet aktuale europiane mbi modelet e decentralizimit të komunave!? Që është një absurd i llojit të vetë.
- Që i bie, se ķërkesat e shtetit serb, në Bruksel për Asociacionin, jo vetëm që ishin përtej limiteve superdiskriminuese etnike (5%serb, barazvlerësohet 95 shqiptar!?), por, edhe një precedent i ri padyshim “sui generis, që do i sjellë shumë probleme legjislaturës së re që duhet ta votoj, dhe sidomos Qeverisë Haradinaj, që duhet ta egzekutoj!?
- Tash ky precedent i ri, për t’u bërë praktikë sociale, e gjthësesi edhe politikisht e ligjërisht obligativ, duhet patjetër të procedohet në Parlament (se derman tjetër nuk ka!) dhe të hudhet në votim. Rreziku bëhet edhe më i madhë, nëse i njejti, paraprakisht nuk analizohet dhe interpretohet drejtë nga “dioptria” dhe kompetenca e ekspertëve tanë ligjorë!
- Sepse, nga; opozita, qytetarët, shoqëria civile, e sidomos mediet tona të “pavarura”, procedimi i tillë mundet edhe të mos hetohet fare! Kurse, për debat publik, as të mos flasim, sepse ai nuk do ndodhë, edhe për një arsye të vetme; se ekskluzivitetin dhe mandatin për këtë çështje me interes kombëtar e shtetërorë, e kanë vetëm “gishtat” e deputetëve!
- Por, publiku i gjerë duhet ta kuptoj që paraprakisht ky (mos)votim, nuk mund dhe nuk do të duhej t’u bie barrë vetëm e “gishtrinjëve” të deputetëve! Sepse, shumica e tyre, as që i lexojnë draft ligjet e arritura në sirtarët e tyre?! Interpretimin mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese dhe Shoqata e Juristëve të Kosovës.
- Anipse, me rregulloret e brendshme parlamentare, po besoj që është dashur, dhe patjetër që duhet deputetët paraprakisht; t’i lexojnë materialet që u servirën përpara! Në këtë procedim, duhet pasur parasysh edhe faktin tjetër evident, që; Marrëveshja e Brukselit, është në kundërshti logjike, morale dhe juridike edhe me Kartën Evropiane për decentralizimin e pushtetit vendor, dhe Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës!?

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...

































