Lajme

Avokati Koci ka disa fjalë aspak të mira për ministrin Nenad Rikalo!

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 15 September 2017

Avokati Arianit Koci, përmes një shkrimi, ka thënë se ministrin e zgjedhur të Bujqësisë, Nenad Rikalo, e njeh si figurë, pasi ka jetuar në Prishtinë, por ka thënë se qyteti s’ka pasur fjalë të mira për të.

Ministri Nenad Rikalo është akuzuar nga banorët e lagjes “Dardania” për tortura gjatë luftës në Kosovë. Avokati Koci ka thënë se për ministrin ka dëgjuar fjalë jo të mira, “nuk jam dëshmitar okular në asnjë veprim penal të Rikalos, … për ministrin kam dëgjuar fjalë jo të mira”.

Koci, gjithashtu, tha se ministri Rikalo e ka për obligim moral të deklarohet për këto akuza, para opinionit publik.

-Advertisement-

Ky është shkrimi i plotë i avokatit Arianit Koci:

Ministrin Rikallo e njoh si figurë.

Kam lindur në Prishtinë, dhe si person kurioz, komunikativ dhe i shoqërueshēm, i njoh shumicën e prishtinalive.

I njoh edhe serbët e Prishtinës.

Të mirët që janë shumicë, dhe ata që e kanë keqpërdorë kohën e para dhe të luftës, me kryer vepra më të rënda penale.

Por, ti kthehemi Rikallos.

Pēr ministrin kam dëgjuar fjalë jo të mira.

Dorën në zemër, nuk jam dëshmitar okular në asnjë veprim penal të Rikalos.

Por, shehri ka folë.

E ky shehri i im, kurrë nuk ka folë keq për Banën, asistentin në Fakultet të Edukatës Fizike gjatë viteve të 90-ta.

Nuk ka folë keq as për Çejën.

Nuk ka folë keq për Dejanin apo Sashën.

Por, ka folë për Rikallon.

Ka folë keq edhe për Boshkon dhe Grbën.

Ka folë keq edhe për Maren.

Sidoqoftë, fjalët e çarshisë nuk janë bazë për dënim të ministrit, por janë bazë e fortë juridike, për hetim.

E sa i përket vet ministrit Rikalo, ai ka përgjegjësi morale të deklarohet.

Nëse eventualisht shkon rasti në gjykatë, ai mund të mbrohet në heshtje.

Por, para opinionit publik, si ministër, ai ka obligim moral të deklarohet.

Nuk mund të mbrohet në heshtje par qytetarëve, ministër i të cilëve është, exhe nëse është eventualisht i pafajshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera